BDI: Mashtrimi i VLEN-it me 10.000 euro për çdo qytetar, manipulimi më i madh në historinë politike shqiptare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

BDI në një kumtesë për media e ka akuzuar VLEN-in për mashtrim, në lidhje me premtimin e tyre për që secilit qytetar do t’i shpërndajnë aksione në vlerë prej 10 mijë eurove. Nga BDI thonë se VLEN është projekti më manipulativ në historinë politike të shqiptarëve.

“Në programin e tyre elektoral, ata premtuan shpërndarjen e 49% të pasurisë publike te qytetarët, duke thënë se çdo qytetar do të merrte 10,000 euro në aksione. Ja çfarë premtuan: “Vlera e përgjithshme e ndërmarrjeve është afër 20 miliardë euro, kjo do të thotë se secilit qytetar do t’i shpërndajmë aksione në vlerë prej 10,000 eurosh”.

“Ku janë këto 10,000 euro? Askush nuk ka parë asnjë ligj, asnjë dekret, asnjë plan për realizimin e këtij premtimi. Sot është e qartë se kjo ishte mashtrimi më i madh elektoral për të manipuluar qytetarët dhe për të marrë votën e tyre. Në vend të premtimeve, VLEN sot po bën përjashtimin dhe defaktorizimim e shqiptarëve nga administrata dhe ekonomija në përgjithsi”.

“Kështu ndodh kur nuk ke vullnetin e popullit tënd, por vetëm pëlqimin e patronit tuaj. Kjo qeveri nuk u shërben shqiptarëve, por agjendave të errëta që synojnë dobësimin e ndikimit politik dhe ekonomik të shqiptarëve. Shqiptarët nuk do të heshtin!”, thonë nga BDI.

Advertisement

The post BDI: Mashtrimi i VLEN-it me 10.000 euro për çdo qytetar, manipulimi më i madh në historinë politike shqiptare appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy