Në deklarat e fundit nga BDI e dënon ashpër propagandën e rreme të përhapur nga gazetarë, portalet dhe parti politike pro-ruse në lidhje me procesin e grumbullimit të nënshkrimeve për kandidatët për President. BDI thekson se lajmet e rreme janë mjet i propagandës së përdorur nga eksponentë të Rusisë në Maqedoni dhe bën thirrje për mbrojtjen e qytetarëve nga kjo propagandë e dëmshme.

“Fushata kundër idesë së BDI-së për zgjedhje të presidentit me 2/3 e votave në Kuvend dhe me shumicë të Badenterit, si dhe ndryshimeve kushtetuese për zgjedhje presidenciale dhe përfshirjen e komunitetit bullgar dhe të tjerëve në Kushteturë, që po zhvillohet nga OBRM-PDUKM, e Majta, por edhe nga LSDM, si dhe derivatet e BDI-së, nuk po i kursen qytetarët nga lajmet e rrejshme dhe fatkeqësisht edhe disa media po bien pre e fushatës me gënjeshtra” thuhet nga BDI.

BDI gjithashtu hedh dritë mbi aktivitetin e rregullt të përkrahësve të tyre dhe procesin e organizimit të nënshkrimeve për kandidaturën e Dr. Bujar Osmanit për president, duke theksuar se ky proces realizohet në përputhje me planin e tyre zgjedhor dhe nuk është aspak lidhur me lajme të rreme. /Telegrafi/

The post BDI: Lajme të rreme nga propagandist pro-rus kundër BDI-së appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";