Këshilltarët e e BDI-së në Komunën e Gostivarit, kanë dalë me akuza në drejtim të Qeverisë, duke thënë se pushteti ekzekutiv, me vendim të VLEN-it, ka fshirë mbi 33 mijë mërgimgarë.

Këshilltari komunal nga radhët e BDI-së, Lekë Dalipi tha se përjashtimi i banorëve jorezidentë nga komuna e Gostivarit, e që në shumicë janë shqiptarë, ngre shqetësime të mëdha.

“Vendimet në vazhdimësi, me theks të veçantë ky vendim i 24 shtatorit, po godet rëndë edhe qytetin dhe qytetarët e Gostivarit. Këshilli i Komunës së Gostivarit reduktohet për 8 këshilltarë komunal. Nga numri i përgjithshëm prej 31 këshilltarë, aq sa ka numëruar në këto 34 vite pluralizëm politik, me ngritjen e dorës të Arben Taravarit, Izet Mexhitit, Fatmir Limanit dhe vazalëve të tjerë qeveritarë të VLEN-it, numri i këshillltarëve komunal në Gostivar zvogëlohet në 23″.

“Kjo ndodh për shkak se qeveria monoetnike solli vendim që nga numri i përgjithshëm i popullsisë në territorin e komunës së Gostivarit, të fshihen 33.803 mërgimtarë. Në regjistrimin e vitit 2021, në komunën e Gostivarit u evidentuan 93.573 qytetarë rezidentë dhe jorezidentë. Me fshirjen e mërgatës, Gostivari ka ngelur me 59.770 qytetarë, dhe për pasojë edhe numri i këshilltarëve komunal është zvogëluar për gati 30%. Me këtë vendim të qeverisë me legjitimitet monoetnike, Gostivari i cili deri dje ishte një nga pesë qytetetët më të mëdhaja të Maqedonisë së Veriut, tani kalin në mesin e komunave rurale dhe do të krahasohet me komunën e Zelenikovës, Kratovës, Berovës, Krushevës dhe Veçanit”, deklaroi Dalipi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post BDI: Këshillit komunal të Gostivarit i janë hequr 8 këshilltarë, janë fshirë 33.803 mërgimtarë appeared first on Telegrafi.