Afrim Gashi shkel me dy këmbë gjuhën shqipe dhe përfaqësimin e shqiptarëve dhe bashkësive të tjera etnike në Kuvend.

“Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësimin e thellë për vazhdimin e praktikave diskriminuese në Kuvendin e Republikës, ku shqiptarët po përjashtohen nga punësimi dhe gjuha shqipe po injorohet hapur.

Nga konkursi i fundit për punësim në Kuvend, nga 23 të pranuar, vetëm 3 janë shqiptarë, duke dëshmuar një përjashtim të qartë dhe të qëllimshëm të tyre nga institucionet shtetërore. Kjo praktikë është një goditje ndaj përfaqësimit të drejtë dhe proporcional, duke i kthyer shqiptarët në qytetarë të dorës së dytë në shtetin e tyre.

Për më tepër, vendimet e punësimit në Kuvend po lëshohen vetëm në gjuhën maqedonase, duke injoruar detyrimin ligjor për përdorimin e gjuhës shqipe. Ky është një akt i papranueshëm që minon parimet e barazisë dhe dërgon një mesazh të qartë për mosrespektimin e të drejtave të shqiptarëve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

BDI dënon këtë qasje diskriminuese dhe kërkon ndalimin e menjëhershëm të përjashtimit të shqiptarëve nga institucionet shtetërore si dhe zbatimin e plotë të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve. Shqiptarët nuk do të pranojnë të trajtohen si të huaj në vendin e tyre dhe nuk do të heshtin përballë padrejtësive të tilla flagrante”, thonë nga BDI.

The post BDI: Gjuha shqipe po injorohet në Kuvend appeared first on Telegrafi.