Artan Grubi nga radhët e BDI-së në konferencë për shtyp tha se Bashkimi Demokratik për Integrim di ta fillojë konventën e kandidatëve në Prespë të mërkurën dhe do ta përfundojë në Ohër.

“Arsyeja pas kësaj përzgjedhjeje qëndron në përbetim e BDI që do të jetë dalzotës i Marrëveshjes së Ohrit, asaj të Prespës dhe të fqinjësisë së mirë pasi që këto dokumente dhe procese janë themeli i shtetit tonë të përbashkët dhe i përcaktimit tonë euroatlantik. Kjo është edhe agjenda bazë e kryeministrit të parë shqiptar, integrim të plotë në Bashkimin Evropian dhe barazi e plotë në të gjitha fushat: ekonomi, drejtësi, vende pune, cilësi e jetës”, thotë Grubi, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se gjatë tubimeve dhe aktiviteteve të BDI-së do të respektohen maksimalisht rekomandimet rreth shëndetit publik. Grubi ju bëri apel aktivistëve që të kenë kujdes dhe të respektojnë masat për t’iu dalur në ndihmë qytetarëve në nevojë.

“Kjo fushatë nuk do të jetë e zakonshme, por do të jetë një lëvizje për kryeministrin e parë shqiptar, prandaj organizata jonë do të shërbejë si platformë dhe fton të gjithë qytetarët shqiptar dhe të tjerë që ti bashkëngjiten lëvizjes dhe ta përkrahin atë me ide dhe kontribut. Shtabet tona janë shtëpia juaj”, tha Grubi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai në fund bëri të ditur se nga dita e sotme janë hapur të gjitha shtabet zgjedhore dhe se këto do të jenë të vendosura në ambiente të hapura në sheshet e qyteteve./Telegrafi/

The post BDI fushatën do të fillojë në Prespë dhe do ta përfundojë Ohër appeared first on Telegrafi.