BDI: Avancimet njëetnike në Arsim dëshmojnë përjashtimin sistematik të shqiptarëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar sot ndaj siç thonë ata, avancimeve njëetnike në arsim, ku shqiptarët janë diskriminuar.

Nga BDI thonë se zëvendësministri shqiptar në këtë dikaster është i painformuar mbi zhvillimet e fundit, ndaj këto veprime BDI nuk i sheh si të rastësishme, por si plotësim i agjendës, “Maqedonia sërish e juaja” që gjatë fushatës e përdori partia maqedonase në pushtet OBRM-PDUKM.

Reagimi i plotë:

Avancimet njëetnike në Arsim dëshmojnë përjashtimin sistematik të shqiptarëve – Zëvendësministri nga LEN pa informim, pa ndikim
Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë për avancimet e fundit në Ministrinë e Arsimit, ku shtatë persona janë ngritur në pozita të larta, pesë prej tyre si këshilltarë shtetërorë – të gjithë të përkatësisë maqedonase dhe asnjë shqiptar – duke dëshmuar një prirje të qartë për përjashtim etnik nga struktura vendimmarrëse.
Kjo komunikatë nuk ka për qëllim ta kritikojë ministren e Arsimit, por të informojë publikisht zëvendësministrin shqiptar nga koalicioni LEN, i cili – sipas informacioneve tona – as që është njoftuar për këto vendime, e aq më pak të ketë pasur ndikim për t’i parandaluar ato.
Fakti që një përfaqësues shqiptar mbahet në errësirë dhe pa rol në një nga dikasteret më të rëndësishme të shtetit, është tregues i qartë se pjesëmarrja shqiptare në qeverisje po reduktohet në një fasadë formale.
Ky zhvillim nuk është as rastësor e as i papritur, por pjesë e logjikës së shpallur përmes fushatës “Maqedonia sërish e juaja” dhe anulimit të balancuesit që garantonte barazinë ndëretnike – një filozofi që tashmë po zbatohet përmes përjashtimit të heshtur të shqiptarëve nga pozitat strategjike në administratë.
Në këtë kontekst, kritikat ndaj VMRO-DPMNE-së janë të kota, sepse ajo po vepron saktësisht sipas planit të shpallur.
Pyetja që shtrohet është e thjeshtë: çfarë kuptimi ka pjesëmarrja shqiptare në qeverisje, kur përfaqësuesit e saj as nuk informohen, e as nuk dëgjohen?

Advertisement

The post BDI: Avancimet njëetnike në Arsim dëshmojnë përjashtimin sistematik të shqiptarëve appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy