BDI: Akuzat e Visar Ganiut se është kërcënuar me jetë, janë shpifje

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me përplasjet e djeshme mes Visar Ganiut dhe Muharrem Hasanit, thonë se si parti janë të parët që kanë instaluar parimin “një anëtar një votë”, e këtij parimi si vlerë thonë se po përpiqen t’i vendosin hije dhe ta dëmtojnë.

Nga BDI u bëjnë thirrje anëtarëve që të mos bien pre e provokimeve ndërsa akuzat e Ganiut i quajnë shpifje.

“BDI është subjekti i parë shqiptarë që ka instaluar parimin me demokratik në proceset zgjedhore partiake – atë ” një anëtarë një votë”. Le që kemi instaluar këtë parim por edhe implementimi i tij po shkon në mënyrën më demokratike të mundshme, me një garë pozitive dhe konkuruese. Shpifjet që kanë për qëllim të vendojnë hije mbi këtë vlerë të re të politikës në vend janë tentime dëshpëruese për ta mbuluar diellin me shoshë. Ftojmē anëtarët e regjistruar të Bashkimit Demokratik për Integrim mos të bijnë pre e provokimeve të tilla dhe të vazhdojnë punën për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor”, thonë nga BDI.

The post BDI: Akuzat e Visar Ganiut se është kërcënuar me jetë, janë shpifje appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy