British American Tobacco (BAT) njoftoi se është angazhuar që të arrijë neutralitetin e karbonit në të gjithë zinxhirin e prodhimit brenda vitit 2050. Kjo ambicie është e theksuar në Raportin e BAT për EOC, në të cilin theksohet progresi i konsiderueshëm drejt arritjes së qëllimeve të BAT.
Në vitin 2020, kompania BAT ka njoftuar ambicien e saj që të arrijë neutralitetin në emetimin e karbonit nga aktivitetet e saj të biznesit (Vëllim 1 dhe 2) deri në 2030. Ky angazhim i ri, gjithashtu, ka për qëllim që të zvogëlojë emetimet në të gjithë zinxhirin e vlerave (Vëllim 3) të BAT. Kjo paraqet një përditësim të përpjekjeve aktuale të BAT që të angazhohet me furnitorët në lidhje me çështjet e ndryshimeve klimatike dhe për të mbështetur fermerët e kontraktuar në përdorimin e teknikave prodhuese me emetim më të ulët të karbonit.
Pas arritjes së qëllimit të saj për riciklimin e ujit para afatit të caktuar, BAT njoftoi se do ta rrisë standardin edhe më shumë, që sasia e ujit që riciklohet të rritet në 30% deri në 2025. Deri në 2025, BAT ka për qëllim gjithashtu që 100% e të gjitha lokacioneve të prodhimit të certifikohen nga Aleanca e Menaxhimit të Ujërave (AWS).
Një auditim i tillë i pavarur dhe me reputacion gjatë certifikimit do të ndihmojë që të konfirmohet korrektësia e menaxhimit të ujërave nga ana e BAT.
BAT punon mbi qëndrueshmërinë e saj më shumë se 20 vjet. Në mars 2020, BAT njoftoi se do të implementojë qëllime të reja për EOC, si një pjesë të strategjisë së saj të evoluar për të arritur një të Nesërme Më të Mirë (A Better Tomorrow). Raporti i fundit i EOC tregon se BAT ka arritur një përparim të konsiderueshëm që nga ajo kohë, duke përfshirë:
– Rritja e konsumatorëve të produkteve jo të djegshme me 3 milionë në një total prej 13,5 milionë në fund të 2020.
– Rritja e të ardhurave nga Kategoritë e Reja me 15% në vitin 2020, kundrejt vitit 2019.
– Rritja e energjisë elektrike të ripërtëritshme në 26% – rritje prej 10% në krahasim me vitin e kaluar, si edhe zvogëlimi i emetimeve të përgjithshme të karbonit me 30% nga viti 2019 deri më tani
– Zvogëlimi i sasisë së ujit të përdorur me pothuajse 11% nga viti 2019 deri më tani
– Mbajtja e mbi 38.000 trajnimeve për të drejtat e njeriut, me pjesëmarrjen e më shumë se 390.000 dëgjuesve nga i gjithë zinxhiri i prodhimit të BAT, dhe
– Arritja e përfaqësimit të grave në pozitat menaxheriale në masën 38%.
Jack Bowles, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i BAT, ka deklaruar: “Gjendemi në një moment të rëndësishëm të transformimit tonë dhe jemi të vendosur që të ndërtojmë kompaninë e së ardhmes. Në këtë raport është dhënë një llogari transparente në lidhje me përparimin tonë dhe ambicien tonë të theksuar. Vazhdojmë që të nxisim përsosmërinë në të gjitha fushat e EOC dhe me krenari e shpallim vendosmërinë tonë të re që të zgjerojmë qëllimin tonë të neutralitetit të karbonit, për të përfshire edhe emetimet e Vëllimit 3 deri në 2025”.
“BAT është në rrugën e saj për të ndërtuar një të Nesërme Më të Mirë për të gjithë, duke filluar nga dhënia e mundësive për zgjedhje konsumatorëve dhe duke inkurajuar ata që të kalojnë në produkte që janë provuar shkencërisht se janë me rrezik më të ulët**, në mbrojtjen e mjedisit, respektimin e të drejtave të njeriut dhe investimin në talente. Ambicia jonë përfundimtare është që të zvogëlojmë ndikimin e biznesit tonë mbi shëndetin dhe të kemi një ndikim pozitiv ekologjik dhe shoqëror”.
Përpjekjet e BAT për të arritur një qëndrueshmëri dhe angazhimi i saj në zbatimin e standardeve të larta kanë marrë njohje të konsiderueshme nga organe të pavarura. Këto janë përfshirja jonë në Indekset e qëndrueshmërisë së Dow Jones për 19 vite radhazi (e vetmja kompani duhani që listohet në Indeksin Botëror (World Index) prestigjioz për vitin 2020), dhënia e vlerësimit BBB nga Morgan Stanley Capital International dhe statusi në listën A të CDP.
The post BAT zbulon qëllimet e reja ekologjike ambicioze në raportin e EOC 2020 appeared first on Telegrafi.