Deputeti i deritanishëm i Lëvizjes Besa, Bastri Bajrami, nga sot do të jetë i pavarur. Ai këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një njoftimi të dërguar kryetarit të Kuvendit, ku thotë se nga sot vazhdon të funksionojë si deputet i pavarur në Kuvend.

“Unë, deputeti Bastri Bajrami, ju njoftoj se nga sot do të veproj si deputet i pavarur në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin dërguar kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi.

Më herët edhe Arianit Hoxha ka bërë të ditur se distancohet nga politikat e të ashtuquajturit “blloku opozitar”.

Nënkryetari i Besës, Arianit Hoxha, është distancuar nga blloku opozitar në mes Bilall Kasamit, Izet Mexhitit dhe Afrim Gashit. Bashkëpunimi me Izet Mexhitin, ka shkaktuar pakënaqësi te Lëvizja Besa, e cila tani në Kuvend përfaqësohet vetëm me Fadil Zendelin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kujtojmë që më herët edhe deputeti tjetër Kastriot Rexhepi, u largua nga Lëvizja Besa dhe tani funksionon si i pavarur në Kuvend./Telegrafi/

The post Bastri Bajarami largohet nga Lëvizja Besa, do të jetë i pavarur në Kuvend appeared first on Telegrafi.