Bastoret e Maqedonisë kundër ndryshimeve në Ligjin për lojëra të fatit: Pa punë mbesin mbi 8.000 persona

Pinterest LinkedIn Tumblr +

 

Asociacioni i Bastoreve Sportive nuk i pranon ndryshimet në Ligjin për lojëra të fatit për shkak se me këtë, do të bëhet mbyllja e industrisë, humbja e mijëra vendeve të punës dhe humbje të mëdha për buxhetin shtetëror.

Kryetari i këtij asociacioni, Vasko Ilijevski sot tha se nuk pajtohen me ndryshimet për t’i hequr objektet e tyre 500 metra larg shkollave dhe institucioneve arsimore që do të thotë mbyllje e 98% të bastoreve.

“Me këtë, në mënyrë të drejtpërdrejtë rrezikohet ekzistenca e gati 8.000 familjeve, përkatësisht 8.000 të punësuar në industrinë e lojërave të fatit të cilët për një natë do ta humbin punën. Pasoja negative do të ketë edhe ndaj më shumë se 50 mijë vendeve të punës të cilët në mënyrë indirekte varren nga puna jonë”, tha Ilijevski.

Advertisement

Sipas tij, me këtë ligj do të hapet rruga e bastoreve ilegale për shkak se lojtarët do të kërkojnë mënyra alternative. Me këtë, sipas tij, humb edhe shteti, i cili nuk ka kontrollë ndaj mjetet dhe as ndaj sigurisë ndaj lojtarëve dhe të miturit.

Ai shtoi se ata paguajnë tatimet më të mëdha në Evropë dhe se kjo është më shumë se 250 milionë euro./Telegrafi/

The post Bastoret e Maqedonisë kundër ndryshimeve në Ligjin për lojëra të fatit: Pa punë mbesin mbi 8.000 persona appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy