Bastisje për narkotikë në Shkup, privohet nga liria 43 vjeçari

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Me datë 19.07.2024 në ora 15:30 në Shkup, në zonën e Qendrës, zyrtarë policorë nga Njësiti për trafikim të paligjshëm në SPB Shkup dhe nga Departamenti i Policisë Kriminale – Njësiti për Trafikim të Paligjshëm me drogë dhe armë, kanë privuar nga liria G.S. (43) nga Shkupi.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, të kryer me vendim gjykate, iu gjet dhe u sekuestrua marihuanë, një lëndë narkotike e bardhë dhe një peshore dixhitale me mbetje narkotike.

Personi është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.

The post Bastisje për narkotikë në Shkup, privohet nga liria 43 vjeçari appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy