Bastisje në Tetovë, ndalohen dy persona për tregti të paligjshme me lëndë narkotike

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bastisje në Tetovë, ndalohen dy persona për tregti të paligjshme me lëndë narkotike

Sektori për Punë të Brendshme -Tetovë, njofton se gjatë ditës së djeshme zyrtarët policorë kanë privuar nga liria 2 persona. Sipas SPB-Tetovë, gjatë bastisjes në banesën e tyre të kryer me urdhër gjyqësor është gjetur dhe konfiskuar marijuhanë dhe një peshore digjitale.

“Më datë 11.10.2023 në ora 18:40 në Tetovë, zyrtarë policorë nga Sektori për Trafikim të Paligjshëm të Drogave dhe Armëve në SPB-Tetovë, kanë privuar nga liria personat K.R.(24) dhe L.R.(22), të dy nga Tetova. Gjatë një bastisje në banesën e tyre, të kryer me urdhër gjykate, në ambientet që ata kishin përdorur janë gjetur dhe konfiskuar disa pako me rreth një kilogram e 300 gramë marijuanë dhe një peshore dixhitale.

Dy personat në fjalë janë ndaluar në komisariat dhe për ngjarjen është njoftuar prokurori publik. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të përgatitet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.

Advertisement

 

The post Bastisje në Tetovë, ndalohen dy persona për tregti të paligjshme me lëndë narkotike appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy