Bastisje në Gjorçe Petrov të Shkupit, arrestohet një shpërndarës droge

Pinterest LinkedIn Tumblr +

MPB Maqedoni informon se sot (28.07.2023) në ora 06:30, zyrtarët policorë të Njësisë për tregti ilegale në SPB Shkup e kanë arrestuar personin R.B.(41) nga Shkupi.

Siç njoftojnë nga MPB, gjatë kontrollit në banesën e tij në zonën e Gjorçe Petrovit, i kryer me urdhër të gjykatës, janë gjetur dhe konfiskuar marihuanë dhe dy peshore dixhitale.

Ai është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.

The post Bastisje në Gjorçe Petrov të Shkupit, arrestohet një shpërndarës droge appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy