Ministria e Punëve të Brendshme njofton se mbrëmjen mes 16.06-17.06 ka kryer kontrolle në lokalet e Shkupit, ku janë kapur persona me substanca narkotike.
Policia ka arrestuar 8 persona, në mesin e të cilëve shtetas të Norvegjisë dhe Kosovës.
“Gjegjësisht, pluhur i bardhë është gjetur te A.D. (23), A.D. (31) dhe T.I. (28), të gjithë nga Shkupi, ndërsa te S.J. (20) nga Shkupi dhe V.Z. (35) nga Kosova, G.M. (37) nga Shkupi dhe A.K.K.(45) nga Mbretëria e Norvegjisë u gjet marihuanë”, thonë nga MPB.
The post Bastisje në disa lokale të Shkupit, arrestohen 8 persona appeared first on Telegrafi.
Advertisement