Bashkimi Evropian vazhdon të dërgojë pajisje mbrojtëse mjekësore për Ballkanin Perëndimor, kumtuan nga Komisioni Evropian.

Në kohë kur numri i të infektuarve me coronavirusin e ri rritet mbarë Evropën, nga Bashkimi Evropian përmes rezervave të përbashkëta dhe Mekanizmit për mbrojtje civile, janë dërguar 130.000 maska mbrojtëse mjekësore, si dhe kostume mbrojtëse, në Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi, njoftoi Tanjug.

Në Bruksel njoftojnë se rezervat e përbashkëta evropiane të pajisjes mjekësore janë krijuar që t’u ndihmojnë vendeve, të cilat ballafaqohen me mungesë në kontekst te epidemisë së coronavirusit.

Në të njëjtën kohë, Sllovakia përmes mekanizmit për mbrojtje civile të BE-së, i ofroi Maqedonisë së Veriut FFP2, FFP3 dhe maska kirurgjike, si dhe pako higjienike, batanije, tenda dhe gjeneratorë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kjo përkrahje vjen si shtesë të 520.000 maskave, të cilat tanimë janë dorëzuar nga rezervat e BE-së, me ç’rast Komisioni Evropian mbulon 100 për qind të harxhimeve dhe koordinon shpërndarjen.

 

The post Bashkimi Evropian dërgon pajisje shtesë mbrojtëse për Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";