
Kryetari i Bashkisë së Shkupit Petre Shilegov pati një takim me atleten, Drita Islami e cila për herë të dytë në tre javët e fundit theu rekordin shtetëror në 400 metra me pengesa.
Në ditën e parë të Kampionatit Evropian në Limasol, Islami ka vrapuar për një rekord të ri të Maqedonisë prej 57.53 sekondash dhe fitoi vendin e parë.
Me propozim të kryetarit Shilegov, për suksesin e arritur të atletes Drita Islami, Qyteti i Shkupit do ta shpërblejë atë me një çmim në vlerë prej 100.000 denarve./Telegrafi/
The post Bashkia e Shkupit shpërblen me 100.000 denarë atleten Drita Islami appeared first on Telegrafi.
Advertisement