Bashkia e Shkupit nga dita e sotme ka vënë në funksion adresën elektronike për komunikim me qytetarët 24@skopje.gov.mk.

Sipas Bashkisë së Shkupit, ku projekt paraqet një hap drejt udhëheqjes transprente të komunës dhe se në këtë adresë elektronike qytetarët do të mund të lajmërojnë problemet, kurse administrata e qytetit do të jetë në të dispozicion të përgjigjet në kërkesat e qytetarëve.

“Për momentin po kryhen përgatitjet e fundit për vënien në funksion edhe të Zyrës për komunikim me qytetarët e cila do të jetë e hapur 24 orë për nevojat e tyre, ndërsa i gjithë procesi do të zhvillohet në etapa në tre javët e ardhshme”, thonë nga Shërbimi për Shtyp.

Ata shtojnë se Bashkia e Shkupit do të transformohet në qytet me digjitalizim të plotë të administratës, ndërsa shërbimet publike do të jenë të shpejta, efikase dhe transparente./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Bashkia e Shkupit nis me projekin “Shkupi 24 orë në shërbim të qytetarëve” appeared first on Telegrafi.