Bashkia e Shkupit ka reaguar duke thënë në se në NP Drislla nuk grumbullohen mbeturina të rrezikshme. Sipas tyre, deponia në fjalë është shndërruar në deponi sanitare me teknologji të reja për të rregulluar mbledhjen dhe përpunimin e mbeturinave, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Pasiqë NP Drislla u kthye nën menaxhimin e Bashkisë së Shkupit janë porositur sterilizator për trajtim të mbeturinave mjeksore nga brendi i njohur italian CISA, që është sistemi i plotë inovator dhe i automatizuar me teknologji të lartë dhe kualitative. Me këtë sterilizator i jepet fund qasjes jo profesionale të mbetjeve medicinale. Pas këtij procesi mbetjet medicinale në Drislla vijnë si mbetje të thjeshta, duke e eliminuar rrezikun për ambientin jetësor” thuhet në reagimin e Bashkisë së Shkupit.

Sipas tyre, në NP Drislla nuk ka mbetje të rrezikshme për ambientin dhe qytetarët. /Telegrafi/

The post Bashkia e Shkupit: Në “Drislla” nuk grumbullohen mbeturina të rrezikshme appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";