Bashkia e Shkupit ka blerë pajisje për t’u ballafaquar me zjarret pyjore me qëllim të ngritjes së nivelit për mbrojtjen e natyrës në kompleksin Vodno, Saraj dhe Matkë.

Siç njoftuan nga bashkia, pajisja përbëhet prej dy traktorëve pyjorë, pompave të dorës për shuarjen e zjarrit, pompave motorike për ujë, vegla të shumëfishta për shuarjen e zjarrit, dronit me kamerë termale dhe sharra motorike, ndërsa do të jenë në funksion për të gjitha njësitet e Brigadës së zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit dhe NP për Parqe.

Qëllimi është të munden më lehtë të përballen me zjarret pyjore në territorin e rripit malor nga Vodno në Matkë dhe njëherësh të ruhen vlerat natyrore.

Mali Vodno dhe Kanjoni i Matkës për shkak të vlerave të tyre natyrore janë shpallur zona mbrojtëse dhe janë destinacione atraktive turistike në Shkup./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Bashkia e Shkupit me pajisje të reja për ballafaqim me zjarret pyjore appeared first on Telegrafi.