Bashkia e Shkupit njofton se pr herë të parë pas disa dekadash në Shkup po realizohet aksion për pastrimin e deponive të paligjshme ku digjeshin mbeturina të rrezikshme, që është burim i ndotjes së ajrit, tokës dhe ujërave nëntokësore, dhe e cila ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së qytetarëve.
“Për gati dy muaj, me aktivitet të përbashkët të Bashkisë së Shkupit dhe një pjese të komunave të Shkupit, janë pastruar mbi 120 deponi, të hartuara gjatë fushatës parazgjedhore. Janë përforcuar kontrollet e inspektoratit dhe për herë të parë janë shqiptuar gjoba të mëdha ndaj ndotësve të mjedisit jetësor dhe atyre që rrezikojnë sigurinë dhe shëndetin e qytetarëve”, thonë nga Bashkia e Shkupit.
Ata shtojnë se pastrimi vazhdon edhe më tej pasi çdo ditë qytetarët raportojnë për krijimin e deponive të reja. Shërbimet inspektuese po punojnë në terren, në mënyrë që të gjithë të respektojnë ligjin dhe nuk do të ketë tolerancë për ndotësit.
“Baskia e Shkupit me strategjinë për parandalim, fillon zbatimin e zgjidhjes sistematike që përfshin fotodokumentimin e ndotësve, punë me turne të Inspektoratit për sanksionimin e autorëve, detektimin e deponive me dron dhe djegien e tyre, por edhe sistem aktiv për raportim nga qytetarët me qëllim parandalimin e ndotësve dhe dënimin e tyre. Bashkia e Shkupit u bën thirrje qytetarëve që çdo raport për deponitë e krijuara apo ato ekzistuese t’i dërgojnë në [email protected] në mënyrë që sa më shpejt të dërgohen ekipe nga Qyteti për pastrimin e tyre”, thuhet në fund./Telegrafi/
The post Bashkia e Shkupit: Janë pastruar 120 deponi në Shkup appeared first on Telegrafi.