Foshnja e parë në Maqedoni lindi në Shkup dhe është e gjinisë mashkullore që peshon 3.650 dhe është e gjatë 51 centimetra. Foshnja e sapolindur lindi në orën 00:01, ndërsa nëna e foshnjës është Bojana Smilevska dhe kjo është foshnja e saj e dytë.

Foshnjën e parë, për shkak të protokolleve për virusin COVID-19 sot në Klinikën e Gjinekolgjisë e vizitoi vetëm ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

“Bashkia e Shkupit i dëshiron shëndet, fat dhe lumturi foshnjës së parë në Shkup dhe i jep kartelë kursyese në vlerë prej 20 mijë denarëve”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, në Klinikën e Gjinekologjisë so u lindën edhe dy foshnja të tjera, një mashkull dhe një femër./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Bashkia e Shkupit i ndan 20.000 denarë foshnjës së parë që lindi në vitin 2021 appeared first on Telegrafi.