Bashkia Shkupit ka emëruar persona përgjegjës të cilët do t’u përgjigjen kërkesave të qytetarëve sipas sektorëve, dhe në mënyrë plotësuese po ekipohet edhe shërbimi për reagime të shpejta i përbërë nga përfaqësues të të gjitha ndërmarrjeve publike nën kompetencë të qytetit, që do të veprojë për zgjidhje të shpejtë dhe efikase të problemeve me të cilat përballen qytetarët.

Sipas njoftimi, ky është një nga premtimet e kryetares së Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, si pjesë e projekteve që realizohen në 82 ditët e para të mandatit të saj.

“Këto projekte janë pjesë e aktiviteteve të ndërmarra për të mundësuar funksionimin efikas dhe efektiv të administratës së qytetit në shërbim të qytetarëve, gjë e cila do të kontribuojë Shkupi të jetë qytet funksional që ofron shërbime të shpejta, cilësore dhe në kohë për shkupjanët”, thuhet në fund të njoftimit./Telegrafi/

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Bashkia e Shkupit formon shërbim 24 orësh për reagim të shpejtë në thirrjet e qytetarëve appeared first on Telegrafi.