Çiklistët e Shkupit do të kenë park biçikletash në malin Vodno. Bashkia e Shkupit filloi me rregullimin e rrugës së parë për biçikleta. Rruga ka për qëllim ta rrisë sigurinë e vizitorëve në Vodno, përmes ndarjes fizike të çiklistëve nga këmbësorët dhe personat që i ngjiten malit.

Rruga është e gjatë 3.432 metra dhe është nga stacioni policor deri në Vodno të mesme. Rruga është me gjerësi të ndryshueshme, më së shumti deri në 3 metra dhe siç thonë nga Bashkia e Shkupit, gjatë ndërtimit të rrugës nuk do të dëmtohen apo shkulen drunjtë përreth, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Duke marrë parasysh zhvillimin e turizmit të çiklizmit, si dhe përdorimin e madh të biçikletave, ka nevojë për krijimin e një hapësire të posaçme ku çiklistët do të mund të praktikojnë hobin apo sportin e tij, pa penguar qytetarët tjerë. Në studimin për Qendrën Rekreative Turistike – Vodno, e përpunuar vjet, hapësirat malore të Vodnos u analizuan dhe u konludua që ky rajon mund të ketë park çiklistësh”, thonë Marko Todorov, udhëheqës i Sektorit për Zhvillim Ekonomik Lokal pranë Bashkisë së Shkupit.

Ai thotë se Bashkia e Shkupit ka vendosur të ndërtohet ku park sipas standardeve botërore dhe se do të ketë rrugë për në drejtim për lartë dhe për postë ndërsa lëvizja do të jetë e ndaluar në drejtim të kundërt.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ky projekt nuk ngelet këtu. Për vitet e ardhshme janë paraparë rrugë nga Krstovar deri në Vodno të mesme që do të jenë për rekreacion për çdo çiklist”, tha Todrov.

Rrugën e ndërtim ekipi i firmës ‘Aliance ASE’ nga Sllovenia, e që ka përvojë në zhvillimin e projekteve të këtij lloji në më shumë se 80 destinacione në 10 vitet e fundit./Telegrafi/

The post Bashkia e Shkupit do të ndërtojë park biçikletash në Vodno, çiklistët s’do t’i pengojnë këmbësorët appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";