Këshilli i Bashkisë së Shkupit miratoi vendim për heqjen masive të automjeteve të dëmtuara dhe të paregjistruara nga vendet publike në territorin e kryeqytetit, ndërsa për to është siguruar një parcelë në Draçevë.

Të gjitha automjetet e dëmtuara nga komunat e Aerodrom, Butel, Gazi Baba, Gjorçe Petrov, Karposh, Kisella Vodë, Saraj, Qendër, Çair dhe Shuto Orizare që janë pjesë e këtij bashkëpunimi ndërkomunal do të largohen me ndihmën e Komunës së Qendrës, pra shërbimit merimangë.

Për dy vitet e fundit, qyteti ka qenë në procesin e gjetjes së një vendi (parcela) falas për të zhvendosur të gjitha automjetet e shkatërruara në territorin e kryeqytetit dhe për të zgjidhur përgjithmonë këtë problem./Telegrafi/

The post Bashkia e Shkupit do të largojë të gjitha veturat e braktisura nga Shkupi, sigurohet parcelë në Draçevë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";