Ndërmarrja publike „Ujësjellës dhe Kanalizim“ realizon aksion me të cilin borxhet që kanë personat fizikë dhe juridikë ndaj ndërmarrjes mund të paguhen në këste pa llogaritjen e kamatës.
“Aksioni për shlyerjen e borxheve në këste pa llogaritjen e kamatës për personat fizikë dhe juridikë është me afat kohor të caktuar, duke filluar që sot (01.02.2022), deri më 15.03.2022. Me këtë aksion të gjithë përdoruesve u mundësohet që të paguajnë borxhet deri në 24 këste, në varësi të vlerës së borxhit”, thonë nga Bashkia e Shkpit.
Ata shtojnë se të gjithë përdoruesit e interesuar të cilët kanë borxhe të prapambetura ndaj ndërmarrjes, në periudhën e lartpërmendur duhet të aplikojnë për lidhjen e kontratave për pagimin e borxheve pa llogaritjen e kamatës për pagimin me vonesë. Ndërmarrja u bën apel qytetarëve, për shkak të pandemisë Kovid, të respektojnë të gjitha protokollet të cilat zbatohen gjatë vizitave në ndërmarrje nga ana e përdoruesve për lidhjen e kontratave.
Për informacione shtesë për përfitimet nga ky aksion qytetarët mund të drejtohen në: 02 3073 010 Qendra Kujdestare Informative, 02 3240 300 Drejtoria ose kontakt@vodovod-skopje.com.mk/Telegrafi/
The post Bashkia e Shkupit: Borxhet për ujë mund të paguhen me këste pa llogaritjen e interesit deri më 15 mars appeared first on Telegrafi.