BAS Tuti Fruti – Kompania TOP 4 e ngjarjes TOP 100

Pinterest LinkedIn Tumblr +
BAS Tuti Fruti – Kompania TOP 4 e ngjarjes TOP 100

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore ka 15 vite që punon dhe kontribuon në interes të krijimit të klimës më të mirë të të bërit biznes Oda vazhdon përpjekjet për t’u bërë organizatë lidere që përfaqëson bizneset dhe krijimin e një mjedisi të përshtatshëm zhvillimi. Duke u ofruar anëtarëve disponueshmëri të vazhdueshme, Oda i ndihmon ata që të transformohen me lehtësi dhe të investojnë më shumë, në mënyrë që të mund të vazhdojnë të korrin sukses në veprimtarinë e tyre.
Viti i kaluar ishte vit jubilar për Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, në të cilin, për të 10-tën herë me radhë, realizoi ngjarjen e saj tradicionale TOP 100. Përparimi i vazhdueshëm i bizneseve dhe investimi në punë janë qëllimi kryesor i organizimit të kësaj ngjarjeje, në kuadër të së cilës bëhet edhe promovimi i anëtarëve dhe paraqiten arritjet e tyre.

Përmes ngjarjes TOP 100, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore radhit dhe shpërblen kompanitë më të suksesshme, të cilat kanë treguar sukses të veçantë në veprimtarinë e tyre. Në edicionin e dhjetë të ngjarjes tradicionale u përzgjodhën TOP 5 kompani që kanë dhënë kontribut të veçantë për ekonominë dhe të cilat, sipas kritereve të përcaktuara më parë, u veçuan si më të mirat. Vendi i katërt në ngjarjen TOP 100 i takoi kompanisë BAS Tuti Fruti.
BAS Tuti Fruti është një biznes familjar për prodhimin е ambalazhit për mbushjen e ujit, lëngjeve, pijeve të gazuara dhe jo të gazuara, birrës dhe verës, si dhe paketimin e preparateve kimike, i cili është themeluar në vitin 1992 dhe ndodhet në Shkup. Kompania filloi veprimtarinë e saj vetëm me prodhimin dhe mbushjen e lëngjeve, ndërsa në vitin 1997, me të ndier nevojën në industrinë e lëngjeve, u zgjerua më tej në prodhimin e preformave PET dhe shisheve.
Ekipi drejtues i BAS Tuti Fruti, që nga fillimet e kompanisë e deri më sot, përpiqet të arrijë sukses mbarëbotëror. Duke investuar vazhdimisht në teknologjinë më bashkëkohore dhe më të fundit të prodhimit dhe kontrollit, si dhe realizimin e praktikave të mira të prodhimit, BAS Tuti Fruti është kthyer në lider rajonal për prodhimin e ambalazhit PET , dhe është gjithashtu në listën e kompanive më të suksesshme në Maqedoni.

Kompania ka rreth 80 të punësuar dhe punon me kapacitet prodhues të përpunimit prej 35 tonë granulat në ditë. Shtylla e suksesit të BAS Tuti Fruti janë pikërisht punonjësit e saj, të cilët janë plot entuziazëm dhe ndjekin çdo ditë lajmet dhe arritjet në botën e ambalazhit plastik. BAS Tuti Fruti përpiqet vazhdimisht për sfida dhe arritje të reja dhe investon në vlerat morale, respektin dhe kujdesin për punonjësit, kënaqësinë e klientit dhe mbrojtjen e mjedisit.
BAS Tuti Fruti punon në përputhje me “COMMISSION REGULATION (EU) No 10/2011 of 14 January 2011 on plastic materials and articles intended to come into contact with food”, përmbush kriteret e British Retail Consortium with Institute of Packaging dhe kriteret e PepsiCo për furnizuesit e ambalazheve PET për pije, duke u ofruar klientëve produkte të sigurta dhe cilësore.

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore mbështet punën e saj mbi bazë të pikave strategjike me qëllim të përkrahjes dhe mbrojtjes së komunitetit të biznesit.

Advertisement

The post BAS Tuti Fruti – Kompania TOP 4 e ngjarjes TOP 100 appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy