Banorët protestuan në Kërçovë, duke kërkuar që të pastrohet urgjentisht deponia ilegale

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Banorët protestuan në Kërçovë, duke kërkuar që organet lokale dhe institucionet kompetente shtetërore të pastrojnë urgjentisht deponinë ilegale, e cila ndodhet në qytet menjëherë.

Kërçovarët thonë se prej më shumë se 5 vitesh po mbyten nga deponia dhe nuk shohin zgjidhje të problemit. Ndonëse institucionet vazhdimisht kanë siguruar se ky lokacion është vetëm një vend-depozitim i përkohshëm i mbetjeve dhe se problemi do të zgjidhet, puna nuk ka lëvizur nga pika zero, ndërsa deponia vetëm se është rritur.

“I bëjmë thirrje institucioneve kompetente, Ndërmarrjes Komunale Kërçovë, Njësisë së Vetëqeverisjes Lokale Kërçovë dhe Ministrisë së Mjedisit që menjëherë të fillojnë me zgjidhjen e këtij problemi, i cili prej vitesh po na shkatërron jetën dhe shëndetin tonë. Nuk kemi më kohë për të pritur. E para, të gjitha mbeturinat duhet të largohen menjëherë nga lokacioni aktual, e gjithë zona të dezinfektohet dhe të sterilizohet, e dyta të gjendet një zgjidhje e përhershme , ndërtimi i një deponie sipas standardeve më të larta mjedisore dhe mbyllja e deponive në qytet”, tha një qytetar.

“Unë aktualisht jam pacient i hematologjisë dhe profesorët atje kanë thënë se janë së paku 700 pacientë nga Kërçova, që janë nga deponia dhe nga Osllomej, ndërsa qyteti është varr, dhe këtu janë mbledhur 200-300 veta. Ky është turp për Kërçovën”, shtoi një qytetar. /Alsat.mk

Advertisement

 

 

 

The post Banorët protestuan në Kërçovë, duke kërkuar që të pastrohet urgjentisht deponia ilegale appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy