Banorët e Zdunjës në Gostivar: Për shkak të ndërtimit të Korridorit 8, po shkatërrohet një pjesë e varrezave

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Banorët e fshatit Zdunjë shprehën revoltën e tyre ndaj shkatërrimit të një pjese të varrezave të fshatit me qëllim ndërtimin e rrugës, pjesë e Korridorit 8.

Banorët kërkuan ndërprerjen e menjëhershme të punimeve dhe shpalosjen e dokumentacionit se kush i dha leje Bektel&Enka të zhvillojë punime mbi varrezat e fshatit të tyre.

“Punimet që zhvillohen këtu na i marrin një pjesë të varrezave të fshatit, dhe ne si banorë të fshatit Zdunjë jemi kundër kësaj. Udhëheqësia e Xhamisë së Zdunjës dhe BFi janë ata që mbyllën sytë ndaj marrjes së këtij vendi. Udhëheqësia e vjetër e xhamisë u ndërruar sepse kundërshtuan këtë situatë, dhe e dorëzuan xhaminë dhe varrezat e fshatit BFI-së, dhe për këtë sot na merren varrezat. Ka dy muaj që peticionin e bërë e kemi dërguar në BFI, por asnjë përgjigje nga askush nuk ka ende.thonë gjoja se janë ankuar por dokument nuk kemi”, tha Faruk Ferat, Bashkësia Lokale Zdynjë – Gostivar.

Ministri i Transportit Aleksandar Nikollovski tha sot se për problemet e qytetarëve që dalin për shkak të trasesë së Korridorit 8 Qeveria nuk ka kompetencë por kompanisë mund t’i kërkojë vetëm ndihmë.

Advertisement

“Përsa i përket Korridorit 8, kontraktor atje është konsorciumi Bechtel dhe Enka. Sipas ligjeve të miratuara nga qeveria e kaluar dhe përgjegjësitë janë tërësisht të tyre, ata bëjnë projektimin dhe bëjnë trasimin. Ajo që mund të them është se do të flasim me ta. Kemi takime javore dhe flasim. Ne kemi folur tashmë për këtë një herë, ka pasur probleme të ngjashme në vende të tjera dhe do të bëjmë gjithçka për ta zgjidhur problemin”, u shpreh Aleksandar Nikollovski, Ministër i Transportit.

Aktualisht punohet në kilometrin e 7 nga Gostivari, ndërsa zhvillohen punime në gërryerjen e malit si dhe ndërtimin e shtyllave mbajtëse të urave. Korridori 8 ka gjithsej 110 kilometra./Alsat/

The post Banorët e Zdunjës në Gostivar: Për shkak të ndërtimit të Korridorit 8, po shkatërrohet një pjesë e varrezave appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy