Banorët e Tetovës ankohen për rrugët e shkatërruara

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Kjo është rruga “Goce Dellçev”, që lidh pjesën e vjetër të qytetit me pjesën qendrore të tij. Lëvizja nëpër këtë rrugë, paraqet një sfidë të vërtetë, sepse, siç thotë populli, duhet të bësh sytë katër që të mos mbesësh në rrugë me makinën”.

Rruga është e gjatë një kilometër, dhe në këtë gjatësi, është e pamundur të gjesh nju metër katror pa gropë. Banorët ankohen se, dëmet që iu shkakton kjo rrugë në automjete janë të mëdha. Shprehen të revoltuar nga partitë politike, të cilat, çdo cikël zgjedhor premtojnë rregullimin e kësaj rrugë, por që prej afro dy dekadash, përveç premtimeve, asgjë tjetër nuk është bërë, edhe pse kjo rrugë ka frekuentim të madhe, shkaku i varrezave krishtere në afërsi dhe dy kishave të qytetit, Shën Dhimitri dhe Shën Kirili e Metodi, pa lanë anash edhe shkollën fillore “Kikish”.

“Drejtuesit e komunës dua të vinë dhe të lëvizin me makinë dhe të kthehen dhe ta shohin si duket kjo rrugë”.

“Kjo infrastrukturë nuk ngjan as me atë të shekullit të trembëdhjetë. Është katastrofë, s`di si ta quaj këtë. A me këto kushte shkohet në Evropë. Kjo është katastrofë, plasin gypat, ujësjellës i vjetër nuk e di nuk e di çka të them. Dy muaj para zgjedhjeve gjithë premtojnë të bardh të kuq të zinj të majtë të djathtë gjithë premtojnë po askush nuk punon”.

Advertisement

“Me veturat vozisin “Sllallom”. Këshilltarët disa herë e kanë kërkuar këtë por asgjë”.

Nga komuna e Tetovës, sërish premtojnë. Thonë se rruga do rregullohet vitin e ardhshëm me mjete të bankës botërore për rregullimin e rrugëve dytësore, bashkë me dy rrugë të tjera që janë në gjendje të vështirë, por nuk precizojnë se kur do fillojnë punimet dhe sa mjete janë paraparë për rregullimin e saj./Alsat/

The post Banorët e Tetovës ankohen për rrugët e shkatërruara appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy