Banorët e Siniçanit vazhdojnë protestën edhe përkundër reshjeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Edhe përkundër reshjeve të mëdha të shiut në bjeshkët e Sharrit dhe erërave të fuqishme që kapluan këtë vend mëngjesin e sotëm, dhjetëra banorë të fshatit Siniçan, vazhdojnë edhe më tej të qëndrojnë në shenjë proteste, tek vendi ku duhet të zhvillohen punimet.

Erërat e fuqishme të mëngjesit të sotëm prishën tendat e tyre, por kjo nuk ndikoi që ata të dorëzohen nga protesta. Sipas bisedave të tyre që dëgjohen në video, banorët janë të vendosur dhe nuk ndalojnë së protestuari, deri në momentin e vazhdimit të punimeve për sjelljen e ujit për pije në fshatin e tyre.

Përndryshe, sot në ora 15:30, pritet të realizohet takimi i radhës i kreut të komunës së Bogovinës Albon Xhemaili dhe përfaqësuesve të dy fshatrave, Siniçan e Urviç me kryeministrin Oliver Spasovski në godinën e Qeverisë.

Banorët shpresojnë në një përgjigje pozitive në ditën e sotme me urdhëresë për të vazhduar punimet por edhe për tu larguar policia nga vendi i zhvillimit të punimeve pas arritjes së pajtimit mes dy banorëve të dy fshatrave.

Advertisement

The post Banorët e Siniçanit vazhdojnë protestën edhe përkundër reshjeve appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy