Banka Popullore informoi se në Prokurorinë publike ka parashtruar padi penale kundër ish-personave përgjegjës në Bankën Eurostandard SHA Shkup, tani në falimentim.

“Duke e pasur parasysh nenin 181 të Ligjit për bankat, me të cilin i vihet normë veprës penale – Shkaktim i falimentimit të bankës, Banka popullore në Prokurorinë publike ka parashtruar paraqitje penale kundër ish-personave përgjegjës në “Eurostandard banka” SHA Shkup – tani në falimentim. Njëkohësisht, në Prokurorinë publike, Banka popullore propozoi edhe ndërmarrjen e masave të cilat janë në drejtim të mbrojtjes së interesave të kreditorëve”, kumtoi Banka Popullore.

Nga atje shtojnë se për shkak të karakterit të procedurës dhe duke i respektuar kompetencat e Prokurorisë publike dhe të drejtën e prezumimit të pafajësisë, në këtë moment, Banka popullore nuk mund të ndajë informata më të hollësishme.

The post Banka popullore parashtroi padi penale kundër ish-personave përgjegjës në Eurostandard appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";