Banka Popullore informoi se fondet e qytetarëve në llogaritë bankare janë të sigurta dhe të disponueshme në çdo kohë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ky njoftim nga i Bankës Popullore vjen pasi qytetarët u ankuan sot se nuk mund të paguajnë me kartela bankare, as të tërheqin para nga bankomatet. Pastaj Shoqata e Bankave të Maqedonisë lëshoi ​​një deklaratë për opinionin, e cila konfirmoi se ka problem me disa nga kartelat bankare për tërheqjen e parave dhe kryerjen e pagesave në tregti.

“Në pajtim me informacionin nga njoftimi i publikuar nga Shoqata e Bankave të Maqedonisë, Banka Popullore e informon opinionin se mosdisponueshmëria e përkohshme e disa prej shërbimeve me kartela pagese ka të bëjë me sistemet e markave të kartelave Visa dhe Mastercard. Deri në tejkalimin e tyre, klientët mund të përdorin shërbimet e nevojshme bankare në degët dhe filalet e bankave”, thonë nga Banka Popullore.

Nga Banka Popullore shtojnë se në vazhdimësi e monitorojnë situatën dhe janë në komunikim të vazhdueshëm me institucionet përkatëse dhe bankat komerciale me qëllim tejkalimin sa më të shpejtë të pengesave për mbarëvajtjen e shërbimeve./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Banka Popullore: Mjetet e qytetarëve në llogaritë bankare janë të sigurta, po punohet për tejkalimin e problemit me kartelat appeared first on Telegrafi.