Banka Popullore: KE-ja me vlerësime më të larta për politikën monetare dhe Bankën Popullore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në raportin e Komisionit Evropian (KE) janë dhënë vlerësime pozitive për politikën monetare dhe Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut. KE-ja vlerëson se nga aspekti i politikës monetare, harmonizimin me ligjshmërinë evropiane në fazën avancuese, ndërsa theksohet se gjatë periudhës së krizës së pandemisë, Banka qendrore me sukses e ka mbajtur qëndrueshmërinë financiare, si dhe ka mundësuar hapësirë për mbështetje kreditore të rëndësishme për qytetarët dhe kompanitë. Në raport theksohet edhe rëndësia e jashtëzakonshme e pavarësisë së Bankës qendrore, informojnë nga Banka Popullore.

“Institucion plotësisht i pavarur, i liruar nga përfshirja e pushteteve tjera, e rëndësisë vitale për realizimin e rolit të Bankës qendrore, si garanci për qëndrueshmërinë monetare dhe financiare”, nënvizohet në raportin e KE-së, thonë nga Banka Popullore

Nga KE-ja, shtojnë, vlerësojnë se gjatë periudhës së krizës të shkaktuar nga Kovid-19, Banka qendrore ka arritur të mbajë qëndrueshmërinë financiare dhe të mundësoj mbështetje kreditore të rëndësishme për qytetarët dhe kompanitë. Thuhet se Banka Popullore e ka zvogëluar shkallën bazë të interesit në nivelin historik më të ulët 1,25 për qind, me çka e ka liruar likuiditetin e nevojshëm në biznes për shkak nxitjes të aktivitetit ekonomik. KE-ja tregon se edhe politika monetare e duhur e kushteve makroekonomike, ndërsa në raportin theksohet edhe trendi i rritjes së mbështetjes kreditore.

Në raport, saktësojnë nga Banka Popullore, thuhet se përskaj asaj që tregon rimëkëmbje vijuese ekonomike, politika monetare me kujdes i ndjek edhe presionet e rritura të inflacionit.

Advertisement

Në kapitullin për statistikë, vlerësim i posaçëm është dhënë për statistikën në kompetenca të Bankës Popullore.

The post Banka Popullore: KE-ja me vlerësime më të larta për politikën monetare dhe Bankën Popullore appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy