Lëvizjet tek parametrat bazë makroekonomike janë tani për tani janë në kuadër të pritjeve, por pasiguria dhe rreziqet nga vijimi i mëtejshëm i pandemisë të shkaktuar nga Kovid -19 edhe më tej janë ende të pranishme, u vlerësua në seancën e rregullt të djeshme të Komiteti për politikë operative monetare të Bankës Popullore (BP), në të cilën u shqyrtuan lëvizjet e tregjeve financiare ndërkombëtare dhe vendore dhe treguesit për ekonomi vendore në kontekst të vendosjes së politikës monetare.

Nga BP vendosjen e politikës monetare e vlerësojnë sit ë përshtatshëm në kushte makroekonomike dhe paralajmërojnë se edhe në periudhën në vijim me kujdes do t’i ndjekin trended dhe rreziqet potenciale, për shkak të reagimit të përshtatshëm, nëse është e nevojshme.

“Në seancë u vlerësua se niveli aktual i normës bazë të interesit është i përshtatshëm me kushtet aktuale ekonomike dhe financiare, dhe u vendos të mbetet e njëjtë, në nivel 1.25 përqind, me çka politika monetare e ka ruajtur karakterin e relaksuar Ulja e deritanishme e normës bazë të interest, si dhe ulja e ndjeshme e sasisë së ofruar të bonove të thesarit, kontribuan në rritjen e likuiditetit të sistemit bankar dhe mbështetjen e flukseve të kredisë në ekonomi. Në seancë u konfirmua se likuiditeti i përgjithshëm i lëshuar përmes instrumentit bazë të Bankës Kombëtare që nga fillimi i pandemisë është i përshtatshëm, dhe në ankandin e sotëm u vendos që të ofrohen bono thesari në vlerë të pandryshuar prej 10 miliardë denarë”, kumtoi BP.

Prej atje theksojnë se krahasimi i treguesve më të fundit makroekonomikë të ekonomisë vendase me dinamikën e tyre të parashikuar nuk tregon devijime të rëndësishme në segmente të caktuara të ekonomisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Pas thellimit mesatar të rënies vjetore të prodhimit të brendshëm bruto në tremujorin e parë të vitit 2021, e cila pritej sipas parashikimeve të prillit për shkak të valës së tretë të pandemisë, të dhëna me frekuencë të lartë për tremujorin e dytë të vitit drejt rimëkëmbjes ekonomike. Gjegjësisht, lëvizjet e treguesve për aktivitetin ekonomik janë në përputhje me pritjet për një normë më të lartë të rritjes ekonomike në këtë periudhë, me zhvillime pozitive në baza tremujore dhe bazë të ulët krahasuese nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar”, thonë nga BP.

The post Banka Popullore e Maqedonisë: Vendosja e politikës monetare është në përputhje me kushtet makroekonomike appeared first on Telegrafi.