Sektori bankar është duke punuar në kushte të pasigurisë, por më pak të theksuar për shkak të gjendjes së përmirësuar epidemiologjike dhe ndërprerjen e njëpasnjëshme të masave restriktive. Aftësia pagesore e sistemit bankar shënon përmirësim, vlerëson Këshilli i Bankës Popullore.

Në seancën e djeshme, në të cilën është miratuar raporti për rreziqet e sektorit bankar për kuartalin e dytë të këtij viti, është vlerësuar se aktiviteti kreditor i bankave shënon rritje të përshpejtuar kuartale, e cila në pjesë të madhe është rezultat i kreditimit të rritur të amvisërive, gjatë një kontributi pozitiv solid dhe i kredive të ndërmarrjeve. Është përshpejtuar edhe rritja e depozitave të amvisërive dhe kompanive.

“Aftësia pagesore e sistemit bankar shënon përmirësim. Në fund të qershorit, shkalla e përshtatshmërisë së kapitalit ishte 17,3 për qind, që është rritje për gjysmë pikë përqindjeje në krahasim me përfundimin e kuartalit paraprak të vitit. Në kuartalin e dytë të vitit 2021, në kushte të rritjes së mëtejme të mjeteve likuiduese të sistemit bankar të Maqedonisë, treguesit për likuidimin ishin në nivel të kënaqshëm dhe stabil. Më 30.06.2021, shkalla e mbulueshmërisë me likuidimin e sistemit bankar ishte 184,2 për qind (minimumi rregullator i kësaj norme është 100 për qind). Pjesëmarrja e jofunksionaliteteve në kreditë e përgjithshme në tremujorin e dytë të vitit është e ulët dhe e ruajti nivelin e ulët si në kurtalin paraprak prej 3,5 për qind, gjegjësisht 5,1 për qind në portfolion korporrative kreditore dhe 2 për qind në portfolion kreditore të përbërë nga amvisëritë”, informoi Banka Qendrore.

Sipas të dhënave të publikuara në Raport, sistemi bankar vendor vazhdon me punën fitimprurëse, që, siç theksohet është veçanërisht e rëndësishme për ruajtjen e pozitës kapitale të bankave, gjegjësisht për stabilitetin e tyre dhe rezistueshmërinë, informojnë nga Banka Qendrore.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në seancën e Këshillit është miratuar edhe raporti vjetor për mbikëqyrjen e punës së sistemeve pagesore në vitin 2020 dhe zbatimi i rekomandimeve të dhëna.

The post Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut: Aftësia e sektorit bankar është përmirësuar appeared first on Telegrafi.