Banka Popullore e Maqedonisë thotë se valutat digjitale ose kriptovalutat nuk janë mjete pagesore në Maqedoni ndërsa investime është ilegal dhe konsiderohet i rrezikshëm.

Investimi në këto valuta digjitale, sipas tyre, nuk është i garantuar dhe nuk ekziston mekanizëm përmes së cilit personat do të dëmshpërblehen.

Sipas BP-së, në Maqedoni si dhe në vendet tjera nuk ekziston një rregullativë me çka rregullohet investimi dhe tregtimi me këto mjete.

“Të gjithë që investojnë ose kanë për qëllim të investojnë në mjetet kripto duhet të jenë të kujdesshëm dhe të informohen mirë për rreziqet e mundshme. Rrezikun e madh që e marrin personat që investojnë në mjete kripto vjen nga ndryshueshmëria e lartë e çmimit në treg që do të thotë se për një periudhë të shkurtër mund të ketë ndryshime të larta të çmimit. Të gjithë që investojnë duhet të jenë të vetëdijshëm se mjetet kripto mund të jenë edhe zero”, thekson Banka Popullore.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjatë investimit në mjetet kripto, shtojnë nga Banka Popullore, personat ndërmarrin rreziqe të tjera si humbja e pronës.

“Duke marrë parasysh se dhënia, investimi dhe tregtia me mjetet kripto varen nga sistemet kompjuterike dhe softuerat, në këtë sferë ka rreziqe të mëdha nga sulmet e hakerëve dhe humbja e pronës”, thonë nga BP./Telegrafi/

 

The post Banka Popullore e Maqedonisë: Mos investoni në kriptovaluta, është e rrezikshme appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";