Banka Botërore: Kemi zero tolerancë për mashtrim dhe korrupsion, mjetet duhet të arrijnë te shfrytëzuesit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Projekti për përgjigje urgjente të gjendjes me KOVID-19 i miratuar para pak kohësh, do të ndihmojë në përpjekjet që të mbrohen qytetarët e Maqedonisë së Veriut nga pandemia, t’iu përgjigjen
prioriteteve urgjente shëndetësore, ndërsa siguroi edhe ndihmë sociale për kategoritë më të ndjeshme në vend, bëri të ditur Banka Botërore.

Banka Botërore nënvizon se i ndjek diskutimet vijuese në media në lidhje me projektin.
“I kushtuam rëndësi të madhe integritetit të dizajnit projektues dhe e marrim parasysh shqetësimin rreth projektit dhe zbatimit të tij. Projekti do t’i ndihmojë Republikës së Maqedonisë së Veriut në detektimin, parandalimin dhe përgjigjen për kërcënimin nga pandemia KOVID-19 dhe do ta përforcojë sistemin publik shëndetësor.
Komponenti shëndetësor do ta përforcojë kapacitetin e sistemit shëndetësor përmes identifikimit dhe menaxhimit të duhur me rastet që kanë lidhje me KOVID-19, përfshirë edhe përforcimin e
kapacitetit të Fondit për Sigurim Shëndetësor për mbulimin e shpenzimeve të rritura nga shërbimet shëndetësore. Komponenti për mbrojtje sociale do të sigurojë mbështetje kohore për të ardhurat e atyre individëve dhe amvisërive të cilët ekonomikisht janë të prekur nga masat e nevojshme për parandalimin e përhapjes së virusit, si mbajtja e distancës fizike dhe restrikcione të tjera”,
qëndron në kumtesën e Bankës Botërore.

Banka Botërore plotëson edhe se ka tolerancë zero për mashtrim dhe korrupsion dhe seriozisht e kupton obligimin që të garantojë se mjetet nga Grupacioni i saj shfrytëzohen për aktivitete të definuara qartë, si dhe se arrijnë deri te shfrytëzuesit e dedikuar.
“Udhëzimet në lidhje me furnizim të Bankës Botërore do të zbatohen për furnizim të materialeve shëndetësore, pajisjeve dhe shërbimeve.
Transferet pagesore deri te amvisëritë janë të rregulluara me kritere të qarta për pranim dhe kanë mekanizma për mbikëqyrje dhe kontroll. Marrëveshjet e financuara nga Banka Botërore kanë klauzola që na mundësojnë të bëjmë mbikëqyrje në dosjet e furnizuesve dhe ofertuesve në rast të dyshimit për mashtrim dhe korrupsion.
Banka Botërore gjithashtu do ta kontrollojë procesin e furnizimeve, zinxhirin e blerjeve dhe pagesave”, sqaron Banka.
Në të gjitha projektet e Bankës Botërore, siç shkruan në kumtesë, bëhen kontrolle që të ndihmohet në menaxhimin me rreziqet e kredive.
“Sigurojmë aranzhime adekuate për menaxhim financiar për secilin operacion si pjesë e fazës së përgatitjes. Do të vazhdojmë nga afër t’i ndjekim rreziqet e furnizuesve dhe të zbatojmë masa adekuate gjatë zbatimit të projektit.
Masat përfshijnë kontroll të rregullt të aranzhimeve të kreditorëve të projektit, kontroll të transaksioneve për blerje, raporte periodike financiare dhe revizion ijashtëm i raporteve financiare të projektit”, bën të ditur Banka Botërore./MIA

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy