Një banore 39 vjeçare nga një fshat i Shkupit, dje rreth ores 17:40 ka raportuar në Sektorin për Punë të Brendshme-Tetovë një rast të mashtrimit.
Në deklaratën e saj, thuhet se një person e ka telefonuar atë dhe i ka premtuar se do ta ndihmonte me një banesë të siguruar përmes një organizate humanitare, mirëpo për ti mbuluar shpenzimet bazike, ka kërkuar nga ajo që ti dërgoj atij një shumë të caktuar të të hollave përmes një shoferi taksie në Tetovë.
39 vjeçarja kishte takuar shoferin e taksisë në një lokacion të caktuar dhe i ka dhënë shumën e të hollave për të cilën ishin dakorduar me “bamirësin”.
Pas dërgimit të të hollave, personi i cili i premtoi se do ta ndihmonte me një banesë, nuk ka ardhur më asnjëherë që ta takoj, fakt ky që e shtyu 39 vjeçaren te denonconte rastin ne SPB-Tetovë.
Nga SPB-Tetovë informojnë se janë ndërmarrë masat adekuate për zbardhjen dhe dokumentimin e plote të rastit.
The post Bamirësi i rrejshëm mashtron shkupjanen dhe u zhduk appeared first on Telegrafi.