Qeveria e Maqedonisë në seancën e sotme miratoi amendamentet e konkluzionit të seancës së kaluar lidhur me Marrëveshjen e bashkëpunimit për vendet e Ballkanit Perëndimor në fushën e njohjes reciproke të diplomave dhe diplomave të lëshuara nga institucionet e arsimit të lartë dhe institucionet e tjera të autorizuara.
“Sipas ndryshimeve në konkluzionet, nënshkrues i kësaj marrëveshjeje, e cila do të nënshkruhet në Samitin e Hapur Ballkanik më 8 qershor në Ohër, do të jetë kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ndërsa poashtu marrëveshja do të nënshkruhet edhe nga presidenti serb Aleksandër Vuqiq, si dhe nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama”, njoftuan sot nga qeveria.
Në seancën e sotme të 50-të të Qeverisë, e cila u mbajt përmes video-konferencës, u pranua propozimi për vazhdimin e afatit të Vendimit për ekzistimin e gjendjes krize në një pjesë të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut deri më 31 dhjetor 2022.
Afati i vendimit shtyhet për shkak të rrezikut të lartë të rritjes së volumit të hyrjes dhe kalimit të emigrantëve në të gjithë vendin dhe për të mbrojtur shëndetin publik nga migrimi i paligjshëm në prani të një pandemie të virusit Covid-19 dhe parandalimin e përhapjes së tij.
The post Ballkani i hapur: Njohja reciproke e diplomave, marrëveshja e cila do të nënshkruhet nga Kovaçevski, Rama dhe Vuçiq appeared first on Telegrafi.