Lëvizja Besa përmes një kumtese ka rikonfirmuar qëndrimin si subjekt politik ndaj nismës “Ballkani i Hapur”. Nga kjo parti thonë se se çdo iniciativë rreth ndonjë organizimi unifikues të rajonit duhet të ketë nismëtarë Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Kosovën si shtete të cilat përveç unifikimit ekonomik kanë orientim të qartë pro-perëndimor, që sipas tyre i mungon Serbisë.
“Në intervistën e fundit të ministrit për punë të jashtme Bujar Osmani ai mes tjerave pranoi se në rast se realizohej vizita e Lavrovit në Beograd do ishte vendosur në pikëpyetje mbajtja e takimit të “Open Balkan” në Ohër. Me ose pa vetëdije Osmani pranoi se kur është në pyetje Rusia, Vuçiq dhe politika sërbe nuk kanë prioritet nismat regjionale.
Shtrohet pyetja se çka bën një shtet i NATO-s si Maqedonia e Veriut në një iniciativë, ku lider kryesor shfaqet Serbia e cila është ndër shtetet e pakta që i ka lënë të hapur dyert për Rusinë kur e gjithë bota po dënon agresionin rus në Ukrainë. Kjo është edhe një dëshmi se “Ballkani i Hapur” pa Kosovën të njohur nga Serbia si shtet i pavarur dhe sovran nuk ka asnjë kuptim si organizim regjional”, thonë nga Lëvizja Besa.
The post “Ballkani i Hapur”, Lëvizja Besa: Osmani e pranoi se për Serbinë prioritet ka Rusia appeared first on Telegrafi.