“Ballkani i Hapur”, BDI: VLEN premtuan largimin nga kjo nismë, mirëpo sot nuk ndahen nga OBRM-PDUKM-ja dhe ZNAM-i

Pinterest LinkedIn Tumblr +

BDI përmes konferencës së sotme për shtyp ka reaguar ndaj pjesëmarrjes së kryeministrit të vendit, Hristijan Mickoskit në Panairin e verërave në Beograd, në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”.

BDI e ka quajtur politikën e VLEN-it si hipokrizi dhe dyftyrësi, pasi dikur po të njejtën ishin kundër kësaj nisme.

Sipas Arbana Pashollit nga BDI, liderët e koalicionit VLEN në fushatë kanë premtuar se do të largohen nga kjo nismë duke rikujtuar deklaratat e liderëve të VLEN-it që ishin kundër nismës “Ballkani i Hapur”

“Lëvizja BESA ka akuzuar qeverinë e RMV-së se është pjesmarrëse në projketin Ballkani i Hapur I cili sipas BESËS është një projekt serbo-rus. Kandidati presidencial nga koalicioni VLEN, Arben Taravari në dy prill ka deklaruar se ka gati tre vite që ka potencuar Maqedonia duhet të tërihqet nga ballkani i hapur pasi nuk është iuniciativë e mirë. Citoi ne dy tre-vjet themi se ballkani I hpaur nuk është I mirë tërhiquni se edhe shqipëria u tërhoq”, tha Arbana Pasholli.

Advertisement

Deputetja e BDI-së, Arbana Pasholli në retrospektivë deklaroi se ish kandidati për president nga koalicioni VLEN, Arben Taravari gjithastu kishte deklaruar më parë se do të kërkojë menjeherë dajle nga kjo nismë dhe se nuk arriti të realizoi premtimet elektorale për dalje nga Ballkani i hapur. Pasholli citoi deklarata të Taravarit.

“Ndikimi Rus në maqedoninë e veriut vjen nëpërmjet Serbisë, Serbia ështe amabasador kryesor i Rusisë në ballkan fatkeqësisht unë e trhem shpesh ndikimi serbisë po rritet me ballkanin e hapur edhe me shumë projekte të cilat I ka realizuar psh lidhja tregtare me Rusinë”, tha Pasholli.

Arbana Pasholli ka rikujtuar edhe deklaratat e zv. Kryeministrit, Izet Mexhiti, i cili për “Ballkanin e Hapur” kishte deklaruar:

“Ngulfatja e mendimit ndryshe revanshimi politik ndaj të gjithë atyre që ngritën zërin kundër ndaj të gjithë atyre që nuk u pajtuan asnjëher me ballkanin e hapur. Izet Mexhiti sot nuk ndahet e as largohen nga “OBRM-PDUKM dhe ZNAM” edhe pse ata janë të qëndrimit se ballkani i hapur është platforme e cila bën ligjin e rajonit tonë me botën”,  tha Pasholli.

Advertisement

Ndryshe, kujtojmë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka vlerësuar se Maqedonia e Veriut është një nga partnerët kryesorë të Serbisë në nismën Ballkani i Hapur.

The post “Ballkani i Hapur”, BDI: VLEN premtuan largimin nga kjo nismë, mirëpo sot nuk ndahen nga OBRM-PDUKM-ja dhe ZNAM-i appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy