Gjatë 2020, veterinarët dhe inspektorët për ushqim zbatuan gjithsej 54.382 kontrolle, ndërsa si jo të sigurt, inspektorët dhe operatorët shkatërruan përafërsisht 238 tonë ushqim, informoi sot Nikollçe Babovski, drejtori I Agjencisë për ushqim dhe veterinari, në ngjarjen “Ushqim I sigurt sot për të nesërme të sigurt” me rastin e 7 Qershorit – Ditës botërore të sigurisë së ushqimit.
Babovski theksoi se qytetarët e vendit duhet të jenë të sigurt se konsumojnë ushqim të sigurt edhe pse, siç tha, çdoherë, për fat të keq, janë të mundshme dhe ekzistojnë edhe lëshime të caktuara.
Shtoi se po rritet interesimi I qytetarëve për siguri të ushqimit, ndërkaq përmes sektorit për mbrojtje të ushqimit në Agjencinë për ushqim dhe veterinari, nga gjithsej 173 parashtresat e parashtruara, 74 kanë të bëjnë me sigurinë e ushqimit.
Nga kjo ngjarje, theksoi Babovski, e dërgojmë porosinë kyçe se siguria e ushqimit është përgjegjësi e të gjithëve, e institucioneve, shkencës, operatorëve të biznesit, por, edhe i vetë konsumatorëve dhe, siç tha, ai ka përfitime të drejtpërdrejta dhe afatgjate, jo vetëm për njerëzit dhe shëndetin e tyre, por edhe për ekonominë në tërësi.
“Inovacionet digjitale, përparimi I zgjidhjeve shkencore, por edhe respektimi I njohurisë tradicionale e cila I qëndroi testit të kohës, në të ardhmen duhet të sigurohet qasje gjithnjë e më e madhe e qytetarëve drejt sasive të ushqimit të sigurt”, krahasoi Babovski.
Babovski duke u përgjigj në pyetje të gazetarëve theksoi edhe se Agjencia po përballet me mungesë të kuadrit me ç’rast përmendi se kanë nevojë për minimum 20 inspektorë shtesë.
Kryetarja e Organizatës së konsumatorëve të Maqedonisë së Veriut, Marijana Llonçar Vellkova theksoi se nuk ka asgjë më me rëndësi nga ajo që ne si konsumatorë të konsumojmë ushqim të sigurt dhe I ndau pritjet e konsumatorëve. Ajo ndau se ankesat më të mëdha të qytetarëve ishin lidhur me ruajtjen dhe deklarimin e prodhimeve, si dhe afatin për përdorim.
Në ngjarjen e sotme përfaqësues nga shkenca, institucionet dhe sektori joqeveritar do të debatojnë për strategjinë e re evropiane për siguri të ushqimit, për perspektivat dhe sfidat në prodhimin primar në pikëpamje të sigurisë së ushqimit, mbrojtjes integrale të bimëve, për zbatimin fleksibil të rregullave për sistemin për siguri të ushqimit përmes prizmës së konsumatorëve. Në ngjarje do të debatohet edhe për përdorimin e ushqimit përmes prizmës së konsumatorëve. Në ngjarje do të debatohet edhe për përdorimin e pohimeve shëndetësore dhe mashtrimeve gjatë shfrytëzimit të tyre, për rezistencën antimikrobe dhe për ushqimin inovues si sfidë e shekullit 21.
The post Babovski: Qytetarët e vendit konsumojnë ushqim të sigurt appeared first on Telegrafi.