Babai i Vanjës mohon para prokurorisë në Shkup se ai ishte i përfshirë në rrëmbimin dhe vrasjen të vajzës së tij

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Babai i Vanjës mohon para prokurorisë në Shkup se ai ishte i përfshirë në rrëmbimin dhe vrasjen të vajzës së tij

Aleksandar Gjorçevski, babai i 14-vjeçarit Vanja, i cili u rrëmbye dhe u vra, ka dhënë deklaratë para prokurorit në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup. Sipas informacioneve fillestare, ai mohon përfshirjen në rastin e rëndë të rrëmbimit dhe vdekjes brutale të vajzës së tij. Gjykata Penale e Shkupit dje ka pranuar propozimin e Prokurorisë Themelore Publike (PTHP) Shkup dhe ka caktuar masën e paraburgimit prej 48 orësh për babain Vanja, i cili është një nga të dyshuarit për vrasjen e vajzës së tij.

Paraburgimi përcaktohet për shkak të rrezikut të arratisjes dhe ndikimeve te dëshmitarët.

Lexo po ashtu
Autopsia e Vanjës dhe Pançes ka përfunduar, priten raportet e PTHP

Advertisement

Paraprakisht, Gjykata Penale, me propozim të Prokurorisë Publike të Shkupit, ka lëshuar urdhër urgjent për kryerjen e hetimeve kundër Ljupço Palevskit, i dyshuari kryesor për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit, i cili gjithashtu tregohet si organizator dhe autor të vrasjeve.

“Për të dyshuarin në arrati, në procedurë urgjente është lëshuar Urdhri për kryerjen e hetimeve për veprat penale të rrëmbimit dhe vrasjes. Prokurori publik ka dorëzuar propozim në Gjykatën Themelore Penale Shkup për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit. Gjykata e pranoi propozimin dhe mori vendim me të cilin masa e paraburgimit do të fillojë të zbatohet menjëherë pas zbulimit dhe heqjes së lirisë së tij”, njoftoi Prokuroria Publike.

Advertisement

Ministria e Punëve të Brendshme ka lëshuar fletarrest ndërkombëtar për Ljupço Palevskin.

“Ljupço Palevski, i lindur më 12.12.1964 në Shkup, me urdhër ndërkombëtar kërkohet për hetimin e veprave penale të rrëmbimit dhe vrasjes sipas urdhëresës nga Prokuroria Themelore Publike Shkup”, njoftoi dje Ministria e Punëve të Brendshme. /Telegrafi/

The post Babai i Vanjës mohon para prokurorisë në Shkup se ai ishte i përfshirë në rrëmbimin dhe vrasjen të vajzës së tij appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy