Pas press-konferencës së djeshme ku prindërit e vozitësit Vasil Jovanov, i cili goditi për vdekje Frosina Kulakovën, shprehën ngushëllime për vdekjen e 22-vjeçares, kanë reaguar nga Familja e Frosinës.

Babai, Todor Kulakov, ka shkruar se prindërit e Jovanovit asnjëherë s`kanë patur pendim të vërtetë për shkak se ngushëllimi dërgohet 9 ditë pas vdekjes së bijës së tyre.

“As që na kanë kontaktuar. Por, nga ana tjetër, menjëherë dërgojnë celularin në Shutkë, që të dakordohen se si ta mbulojnë veprën. Njëjtë sikurse në rastet e mëparshme me gjykatësen i bën bashkëpjesëmarrës me përgjegjësi penale. S`ka pendim e as që bëhet fjalë për ngushëllime. Ka vetëm aksion që të manipulohet opinioni dhe të fitohen simpati nga ana e prindërve të vrasësit”,  shkruan në Facebook babai i Frosinës.

Dje, Vasil Jovanovi, u dënua me 3 vite e 8 muaj burg nga Gjykata e Apelit në Shkup në procedurën e shkallës së dytë për veprën penale kur ishte kapur me lëndë narkotike.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkohë sot në Negotinë mbahet një protestë tjetër ku do të dërgohen mesazhe për drejtësi për viktimën.

Nga nisma “Kush e ka radhën?” paralajmërojnë një protest tjetër masovike në Shkup për më 16 shkurt, kurse njoftojnë se paraprakisht do të mbahen forume nëpër rrugë ku do të formulohen kërkesat. Një Forum i tillë do të mbahet të dielën në mesditë me bllokimin e udhëkryqit tek Kopshti Zoologjik në Shkup.

 

The post Babai i Frosinës: Familja e Vasilit po manipulon, ata nuk janë penduar e as nuk na kanë ngushëlluar appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";