Nënkryetari i Alencës për Shqiptarët në një intervistë për Alsat, gjatë përballjes me Ministrinë e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, tha se pandemia në vend është menaxhuar në mënyrë kaotike, pa një plan. Ai tha se nga një anë Qeveria reklamon se në 4 paketa janë shpërndarë 1 miliardë e 20 milionë euro ndihma, në të vërtet janë shpërndarë vetëm 470 milionë.

Ndërsa për sektorin e turizmit që është një nga më të prekurit nga kjo pandemi janë ndarë vetëm 17 milionë euro, ndërsa humbjet janë përmbi 218 milionë dollarë.

“Pandemia është menaxhuar në mënyrë kaotike. Nga dimensioni ekonomik po flasim, Qeveria ka votuar 4 paketa ekonomike në vlerë prej 1 miliar e 20 miloinë eurosh, ndërsa të gjitha të dhënat flasin se deri më tani janë shpërndarë vetëm 470 milionë euro. Nëse marrim si shembull vetëm sektorin e turizmit, Enti Statistikor flet se ka humbje prej 218 milionë dollarëve për këto 8 muaj, ndërsa ndihmat kanë qenë vetëm 17 milionë euro. Prandaj nuk bisedohet për menaxhim, por për një kaos dhe qytetarët kanë ngelur në mëshirë të fatit dhe zotit”, tha Aziri

The post Aziri: Pandemia është menaxhuar në mënyrë kaotike, qytetarët kanë ngelur në mëshirë të fatit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";