Në ditën e dytë të Forumit të Dialogut të Prespës 2023 në Strugë, ministri i MSHIA-së, Azir Aliu hapi panelin me titull “Transformimi digjital lidh: perspektiva për ndërtimin e partneriteteve në Ballkanin Perëndimor” ku tha se teknologjia dhe digjitalizimi ofrojnë dhe japin vlera në të gjithë sektorët, në të gjitha aspektet e jetës sonë.
“Prandaj, është thelbësore që ne të ndërmarrim hapa konkretë për të përmirësuar infrastrukturën dhe lidhjet në rajon. Krijimi i një tregu të përbashkët digjital përmes teknologjisë së përparuar hap derën për një sërë mundësish në sektorë të tjerë kyç si infrastruktura apo arsimi.
Ne vlerësojmë fillimin e dialogut rregullator ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, të fokusuar në reformat legjislative, në përputhje me synimet e transformimit digjital dhe të gjelbër”, theksoi Aliu.
E ftuar speciale e këtij paneli ishte ministrja e Informatikës dhe Digjitalizimit, Emilia Stojmenova Duh, e cila tha se suksesi i transformimit digjital mund të arrihet nëse qytetarët besojnë në transformimin digjital./Telegrafi/
The post Azir Aliu: Teknologjia dhe digjitalizimi ofrojnë dhe japin vlerë në të gjitha aspektet e jetës sonë appeared first on Telegrafi.