Azir Aliu për përdorimin e gjuhës shqipe: Aty ku ministrat janë maqedonas e përdorin vetëm maqedonishten

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri Azir Aliu tha se ku ka shqiptarë menaxhues, ministër, aty përdoret gjuha shqipe, dhe aty ku nuk ka shqiptarë, përdoret, ose dokumentet, firmosen vetëm në gjuhën maqedonase.

Aliu tha se duhet kontaktuar ekspertët, ose ndonjë nenë nuk është si duhet apo dëshira për të abuzuar këtë ligj nga institucionet ose menaxherët.

“Kur e dëgjon njërën palë ti thua se ligji është i tillë, dhe palën tjetër që thotë se ligji nuk obligon institucionin të bën dokumentet në dy gjuhë. Dhe kjo është realitet. Në çdo ministri ju e keni në një gjuhë. Tani shihni edhe ueb faqet. Aty ku ka maqedonas ueb faqja është në gjuhën maqedonase”, deklaroi ministri Azir Ali në emisionin “Intervistë në Shenja”.

Ai tha se kjo është një temë serioze dhe që do të trajtohet në të ardhmen.

Advertisement

The post Azir Aliu për përdorimin e gjuhës shqipe: Aty ku ministrat janë maqedonas e përdorin vetëm maqedonishten appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy