I përgjithshëm është vlerësimi se Marrëveshja e Prespës solli një atmosferë më të mirë në bashkëpunim, por rezultatet ekonomike munguan sepse kemi hyrë në periudhë të pandemisë. Tani shpresojmë se kjo do të tejkalohet, tha sot kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Branko Azeski.

Azeski paralajmëroi përforcimin e bashkëpunimit me Greqinë me intensifikimin e aktiviteteve të projektit.

“Ne kemi një afat në Marrëveshjen e Prespës në të cilin punimet duhet të përfundojnë sa i përket markave dhe treguesve gjeografikë, por afati ende nuk ka skaduar dhe jemi duke punuar për këtë. Mendoj se interesi i Maqedonisë do të mbrohet, edhe pse atëherë dhe tani pretendoj se pala greke është shumë më e fortë dhe më me përvojë në këtë dhe duhet kërkuar mbështetje ndërkombëtare. Qeveria po punon për këtë, jemi në kontakt me Ministrinë e Punëve të Jashtme. Mendoj se e gjithë kjo do të kontribuojë që të mos gjendemi në një situatë të palakmueshme si më parë, tha Azeski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve se çfarë fitoi dhe çfarë humbi biznesi me nënshkrimin e Marrëveshjes.

Azeski informoi se sot kishin takim në Resnjë përfaqësues të Odës me kryetarët e komunave dhe biznesmenë nga odat rajonale të Greqisë Veriore.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Aktivitetet e projektit janë duke u intensifikuar, do ta përforcojmë ritmin e punës me Greqinë”, tha Azeski.

The post Azeski: Qeveria duhet të veprojë me përgjegjësi dhe t’u ndihmojë kompanive appeared first on Telegrafi.