Sipas kryetarit të Odës ekonomike, Branko Azeski paga minimale duhet të vërtetohet në suaza të dialogut social, por marrëveshja duhet të bazohet ndaj bruto prodhimit vendor gjegjësisht t’i ketë parasysh parametrat ekonomikë.
Siç theksoi Azeski, Oda nuk është kundër rritjes së pagës minimale, por ajo duhet të formohet në bazë të parametrave dëshmues
“Personalisht, gjithmonë kam qenë pro vendosjes së pagës minimale në nivelin më të lartë sipas kritereve. Gjithmonë kam qenë në anën e konsumit, mendoj se kjo është baza, për të krijuar, jo për të kursyer. Për të krijuar dhe për të qenë në gjendje të mbulohen shpenzimet. Kursimi është një punë shtëpie dhe u shkon për shtat njerëzve tanë, por si biznesmen, dua të krijoj sa më shumë të jetë e mundur dhe të mbuloj shpenzimet e mia. Unë e mbështes atë iniciativë, nuk kam problem nëse llogaritjet e tregojnë këtë”, tha Azeski, duke iu përgjigjur pyetjeve të mediave pas takimit të sotëm me biznesmenët nga Ohri.
Sa i përket vendimit të administratës amerikane për vendosje të tarifave për produktet maqedonase, Azeski theksoi se SHBA-ja është partner strategjik i Maqedonisë, por shteti nuk ka shumë mundësitë për alernativa.
Azeski me këtë rast theksoi në interesin e madh të kompanive vendore për aktivitete investuese, konkretisht për shfrytëzimin e mjeteve financiare nga kredia hungareze, që është më ndryshe nga anketat fillestare të zbatuara nga Oda kur hetimet kanë treguar interes identik me vlerën e ofruar me kredi.
The post Azeski: Paga minimale të bazohet në bruto prodhimin vendor appeared first on Telegrafi.