Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor të LSDM-së, Viktorija Avramovska u shpreh se votimi i sotshëm në organet partiake ë LSDM-së po zhvillohet në atmosferë fer dhe demokratike.

Ajo shtoi se të gjitha 77 vendvotimet janë hapur dhe se jehona e anëtarëve që kanë votuar deri në ora 14:00 është 28.6%.

“Në emër të Komisionit Qendror Zgjedhor më lejoni t’ju njoftoj për votimin e deritashëm për kryetar të LSDM-së në zgjedhjet e jashtëzakonshme. Votimi po zhvillohet në mënyrën më të mire në atmosferë fer dhe demokratike. Në ora 8 të mëngjesit janë hapur të gjitha 77 vendvotimet, kurse votimi do të zgjasë deri në ora 20:00. Për momentin deri në ora 14:00 kanë votuar 6.760 anëtarë ose 28.61% e anëtarëve të akredituar”, tha Avramovska.

Kujtojmë se ë garë për në krye të LSDM-së është ish-ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe deputet aktual, Jovan Despotovski si dhe Aleksandar Bajdevski, ndërsa Sllavjanka Petrovska dje një ditë para zgjedhjeve, tërhoqi kandidaturën e saj./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Avramovska: Votimi Brenda LSDM-së po zhvillohet pa pengesa në atmosferë demokratike appeared first on Telegrafi.